Finalja e Kupës me 12 maj! Ja kur përfundon Superliga e Kosovës

Futboll

Finalja e Kupës me 12 maj! Ja kur përfundon Superliga e Kosovës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:36
Finalja e Kupës me 12 maj! Ja kur përfundon Superliga e Kosovës

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin  e Kosovës.

Temë e ditës ishte edhe data e përfundimit të edicionit 2020/21 të Superligës së Kosovës.

Kampionati do të përfundojë në Superligë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021.

Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021.

Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj. Ndërkaq, finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat