Osmani:  Fitoren nuk e kemi pritur

Futboll

Osmani:  Fitoren nuk e kemi pritur

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:21
Osmani:  Fitoren nuk e kemi pritur

Sot u zhvillua ndeshja hapëse e xhiros së 31-të të Superligës.

Klubi Futbollistik “Arbëria” ka arritur fitore të madhe në udhëtim në Drenas kundër Feronikelit.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Kreshnik Bahtiri i cili u asistua Për mrekulli nga Agon Llugiqi.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe ndihmës-trajneri i Arbërisë, Ali Osmani.

“E arritëm fitoren e madhe sot edhe pse nuk e kemi pritë. I përgëzojë të gjithë futbollistët për angazhimin e bërë. Sipas kësaj loje dhe kësaj fitore besoj që në fund Arbëria do të mbetet në Superligë”, tha Osmani.

Arbëria ndodhet edhe më tutje në zonën e rrezikshme në vendin e nëntë me 33 pikë të mbledhura, kurse Feronikeli rrezikon seriozisht mbijetesën pasi që ka vetëm dy pikë më shumë se Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat