Zinedine Zidane ka llogari të hapura me Tomas Tuchelin

Futboll

Zinedine Zidane ka llogari të hapura me Tomas Tuchelin

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:29
Zinedin Zidane ka llogari të hapura me Tomas Tuchelin

Zinedin Zidane ka llogari të hapura me Tomas Tuchelin. Ky i fundit është i vetmi trajneri i vetëm që ka dalë i pamposhtur nga duelet me francezin në 3 ose më shumë ndeshje. Bilanci është në favor të gjermanit me 3 barazime dhe 1 fitore.

Asnjë trajner tjetër nuk ka arritur të ketë kaq shumë ndeshje pa humbje përballë Zidanit. Këtë herë Tuchel kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive ndaj rivalit të tij.

SKUADRA – “Kovaçiç mungon, por të tjerët janë gati. Fitorja ndaj Uest Hemit ishte e vështirë, por tani kemi ndeshje të tjera delikate. Po luajmë kundër më të mirëve të Europës, me të cilët kemi bërë mirë. Kjo është një eksperiencë e re, ku duhet të jemi të kujdesshëm”.

EKSPERIENCA – “Unë kam bindjen që mund të luajmë në nivel të lartë në çdo ndeshje. Jemi gati të luftojmë dhe të punojmë bashkë. Nëse duhet të vrapojmë, do vrapojmë, nëse duhet të qëndrojmë të pozicionuar, do qëndrojmë të pozicionuar. Nuk mund të presim gjëra madhështore, por me eksperiencë do t’ia dalim”.

UEFA – “Unë kam besim 100% te UEFA dhe te çdo arbitër në këtë nivel. Shpresoj që të bëjë më të mirën. Nuk mendoj se ka ndonjë avantazh apo disavantazh përfshirja e politikës”.

PËRJASHTIM – “Kjo është thjesht një mundësi. Ne meritojmë të luajmë në Champions, ashtu siç meriton Reali. Nuk ka rëndësi vendimi politik apo fanella që mban veshur. Ne kemi bërë mjaft mirë”.

Chelsea– “Nuk duhet ta ulim përqendrimin. Ndonjëherë, kur përballesh me një skuadër të madhe si Reali, duhet të tregosh vlerat. Jemi të aftë të luajmë në një nivel të lartë”.

FORMATI I RI – “Nuk jam shumë i sigurt nëse më pëlqen. Shoh që ka disa ndeshje dhe ne nuk na duhen më shumë të tilla. Nuk jam i kënaqur me Champions-in e ri, por unë nuk luaj asnjë rol në këtë çështje. Ne duhet thjesht të punojmë shumë”.

HAZARD – “Është një lojtar i madh dhe ka bërë gjithçka te Çelsi. Ai ka qëndruar për shumë vite në një nga kampionatet më të vështira. E respektoj shumë, por është i Realit. Është rikthyer, por nuk e di nëse do të luajë në këtë ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat