Guardiola: Ne kemi nisur të bëjmë gjërat e duhura në Europë

Futboll

Guardiola: Ne kemi nisur të bëjmë gjërat e duhura në Europë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:33
Guardiola: Ne kemi nisur të bëjmë gjërat e duhura në Europë

Supersfida e Champions League mes PSG dhe Manchester City sigurisht që mezi pritet kjo edhe për një përballje që rikthehet mes pankinave.

Në një anë Pochettino (ish-trajneri i Tottenham) në tjetrën Pep Guardiola.

Në “Parc de Princes” luhet një nga sfidat më të veçanta të futbollit modern… Por, padyshim mund të thuhet dhe se është një garë brenda familjes ose sheikëve…

Kjo duke ditur se PSG është në pronësi të familjes mbretërore të Katarit dhe anglezët i ka sheiku Mansour, pronar i City Football Group.

Para kësaj sfide në konferencë për mediet ka folur trajneri i anglezëve, Pep Guardiola.

“Nëse Neymar do kishte qëndruar, Barcelona do kishte fituar edhe dy apo tre Champions League të tjera.

Ai, Messi dhe Suarez janë sulmi më i mirë që kam parë ndonjëherë. Unë nuk dua që të më tradhtojë skuadra ime. Mund të fitojmë apo humbin, por nuk duhet ta bëjmë këtë duke dështuar ne.

Në vitin 1992 Cruyff na tha të zbrisnim në fushë dhe të kënaqeshim. Unë nuk do ua them këtë lojtarëve të mi, por ata e dinë se duhet ta shijojnë këtë moment. Është fat i madh të jesh mes 4 skuadrave më të mira në kontinent.

Ne kemi nisur të bëjmë gjërat e duhura në Europë. Ne nuk jemi ende në majë, por jemi në rrugën e duhur. Pak herë kam qenë më i lumtur se këtë herë. Thyerja e tabusë së çerekfinaleve ka zgjatur shumë, thuajse pesë vite. Tani duket sikur ekipi mka hequr një barrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat