Reali ndahet baras me skuadrën angleze!

Futboll

Reali ndahet baras me skuadrën angleze!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 21:29
Chelsea

(E plotësuar) -   Real Madridi ndahet baras (1:1) me skuadrën angleze, Chelsea, në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Alfredo di Stefano” në Madrid, ku Realit nuk i ndihmoi as përparësia e fushës që të shënojnë fitore në sfidën e parë.

Në minutën e 14-të, Christian Pulisic për mrekulli manovron në 16-shin vendas dhe nga pozita qendrore nga rreth 10 metra godet bukur, duke kaluar në epërsi Chelseat. 

Image

Në minutën e 29-të, pas një rrëmuje në zonën e Chelseas, Karim Benzema si gjithmonë dinak, me një goditje të fuqishme nga afërsia shkund portën e mysafirëve.

Në përgjithësi të dy palët luftuan deri në minutën e fundit, por asnjëra nuk e ka gjetur golin e fitores, që do të ishte kapital i mirë për takimin e kthimit.

Dy gola (një për vendas dhe një për mysafirët), gjithsej gjashtë kartona të verdhë, ishin veçori e kësaj sfide, që u përshkrua me rivalitet të madhe.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tani ka mjaft kokëçarje për ndeshjen e kthimit sepse në Londër do të jetë shumë vështirë. 
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e ka rezultatin e mirë, pasi që edhe me rezultat 0:0 kualifikohet në finalen e madhe të Champions 

Real – Chelsea 1:1
Stadiumi “Alfredo di Stefano” në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Benzema (29’) – Pulisic (14’).
Kartona të verdhë: Vinicius, Kroos, Marcelo, Varane, Oriozola – Pulisic.
Real Madridi: Courtois, Eder Militao, Varane, Nacho, Casemiro, Carvajal (Odriozola 77’), Modriç, Kroos, Marcelo (Asensio 77’), Benzema (Rodrygo 90+2’) dhe Vinicius (Hazard 66').
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta (James 66'), Kanté, Jorginho, Chilwell, Mount, Pulisic (Ziyech 66') dhe Werner (Havertz 66').

82' Ndeshja po shkon drejt barazimit.

76' Reali po has në vështirësi.

 73' Lojë me presion nga të dy palët, Chelsea shumëa fër qëllimit.

Real – Chelsea 1:1
Stadiumi “Alfredo di Stefano” në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Benzema (29’) – Pulisic (14’).
Kartona të verdhë: Vinicius, Kroos, Marcelo – Pulisic.
Real Madridi: Courtois, Eder Militao, Varane, Nacho, Casemiro, Carvajal, Modriç, Kroos, Marcelo, Benzema dhe Vinicius (Hazard 66').
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta (James 66'), Kanté, Jorginho, Chilwell, Mount, Pulisic (Ziyech 66') dhe Werner (Havertz 66').

67' Reali është në presion të madh.

64' Deri me tash asnjë zëvendësim, tre kartona të verdhe dhe janë shënuar dy gola.

58' Lojë me kujdes nga të dy palët sepse çdo gabim do të jetë i pafalshëm.

 53' Chelseas ky rezultat i konvenon.

49' ndeshje me emocione.

47' Lojë me ritëm, reali kërkon golin e radhës sikur edhe Chelsea.

Dy gola, dy kartona të verdhë në pjesën e parë mes Realit dhe Chelseas.

Real – Chelsea 1:1
Stadiumi “Alfredo di Stefano” në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Benzema (29’) – Pulisic (14’).
Kartona të verdhë: Vinicius – Pulisic.
Real Madridi: Courtois, Eder Militao, Varane, Nacho, Casemiro, Carvajal, Modriç, Kroos, Marcelo, Benzema dhe Vinicius.
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell, Mount, Pulisic dhe Werner.

44' Lojë mjaft e mirë mes dy skuadrave, të cilat e duan me çdo kusht fitoren. 

41' Lojë me ritëm nga të dyja skuadra, Zidane me Realin dhe Tuchel me Chelsean, synojnë fitore. 

38' Edhe Chelsea mjaft e rrezikshme ndaj Realit që ka përparsinë e terrenit.

35' Reali kërkon edhe golin e dytë.

32' Lojë me rivalitet e dy gola deri me tash.

Real – Chelsea 1:1
Stadiumi “Alfredo di Stefano” në Madrid.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Benzema (29’) – Pulisic (14’).
Kartona të verdhë: Vinicius
Real Madridi: Courtois, Eder Militao, Varane, Nacho, Casemiro, Carvajal, Modriç, Kroos, Marcelo, Benzema dhe Vinicius.
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell, Mount, Pulisic dhe Werner.

29' Real Madridi barazon (1:1) rezultatin duke iu falënderuarit sulmuesit më të mirë Karim Benzema. Ai me një goditje voley nga afërsia shënon.

25' Edhe më tutje rezultati 0:1 për Chelseat.

23' Karim Benzema (Real Madrid) lëshon një mundësi të mirë, topi përplaset drejt shtyllës së djathtë!

22' Reali në presion të madh, rezultatin në disfavor.

19' Chelsea është më e qetë për shkak të rezultatit.

17' Reali kërkon me ngulm barazimin.

14' Real Madridi në shok, Chelsea në epërsi me golin e futbollistit Christian Pulisic. Ai me një depertim mjeshtëror nga rreth 10 metra shënoi për 0:1.

13' Nuk ka gola ende në Madrid! Të dyja skuadrat janë të kujddeshme.

10' Chelsea kërkon që të befasojë në Madrid,  sepse me një rezultat të mirë do të jetë më afër finales.

7' Reali synon fitore në takimin e parë, që të ketë më të lehtë në takimin e kthimit.

4' Chelsea është në presionin e Real Madridit, në ndeshjen e parë.

2' Lojë e mirë.

Real Madridi përballet me Chelsean, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.

Real - Chelsea

Stadiumi “Alfredo di Stefano” në Madrid.

Real Madridi: Courtois, Eder Militao, Varane, Nacho, Casemiro, Carvajal, Modriç, Kroos, Marcelo, Benzema dhe Vinicius Junior.

Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rüdiger, Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell, Mount, Pulishiç dhe Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat