Reja: Atalanta janë kuadrat që janë më në formë

Futboll

Reja: Atalanta janë kuadrat që janë më në formë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:55
Reja: Atalanta janë kuadrat që janë më në formë

Edy Reja, trajneri i Shqipërisë dhe ish-trajner i Napoli-t, ka folur në Radio Kiss Kiss në lidhje me formën e mirë që po kalon skuadra e Gattuso-s.

“Mendoj se nuk do të ketë asnjë problem të sigurojë kualifikimin në Champions. Nuk është kurrë e lehtë, por më duket në avantazh ndaj të tjerave dhe ka një kalendar më të lehtë”, ka thënë Reja.

“Tani varet gjithçka nga ata, axurrët dhe Atalanta janë kuadrat që janë më në formë. Duke njohur Gattuso-n, mendoj se do të dijë ta mbajë skuadrën të përqendruar. Ka rikuperuar Osimhen dhe ka në dispozicion një ekip shumë të kompletuar dhe cilësi”, ka vazhduar trajneri i kuqezinjve.

“Unë e kisha dhënë Napoli-n mes pretendenteve për titullin; pa dëmtimet dhe Covid do të mund të kishte luftuar për titullin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat