Ferdinand: Nëse Chelsea do të kishte Benzeman do të fitonte ndaj Real Madridit

Futboll

Ferdinand: Nëse Chelsea do të kishte Benzeman do të fitonte ndaj Real Madridit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 08:43
Rio Ferdinand

Skuadra e Real Madridit ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Chelsea në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ish lojtari anglez, Rio Ferdinand tha se Chelsea do ta kishte fituar këtë duel nëse do ta kishte Karim Benzema.

“Real Madrid tani e di që ata kanë një problem serioz. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim në lidhje me vlerën e Chelsea, është dëshmuar se ata mund të paraqesin probleme për shumë skuadra ”, tha Rio Ferdinand, ish lojtari anglez, në BT Sport.

“Nëse Chelsea do të kishte Karim Benzema në ekip, ata do ta kishin fituar këtë lojë. Ai është një lojtar i madh”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat