Liverpooli mendon transferimin e Sanchos si pasues të Salah

Futboll

Liverpooli mendon transferimin e Sanchos si pasues të Salah

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:51
Salah dhe Sancho

Liverpooli po shikon mundësinë e transferimit të yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho, si një zëvendësim për egjiptian Mohamed Salah.

Sipas gazetës gjermane BILD, paraqitjet e Sanchos nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga trajneri i Reds, Jurgen Klopp, i cili e pëlqen shumë anglezin.

Klopp mund të jetë në treg për një sulmues anësor nëse humbet Salah në fund të sezonit me sulmuesin egjiptian që refuzon vazhdimisht të përjashtojë largimin nga Anfield për një transferim e dy klubet e mëdha të Spanjës në të ardhmen e afërt.

Salah ka 29 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat dhe është vetëm një gol prapa golashënuesit më të mirë të Ligës Premier, Harry Kane.

Nëse Salah do të largohej nga Merseyside, Klopp mund të kthehej te Sancho si një zëvendësim ideal për egjiptianin.

Sancho ishte kërkuar nga Manchester United verën e kaluar, por Djajtë e Kuq refuzuan të paguajnë çmimin e kërkuar të Dortmund prej mbi 100 milionë funtesh.

Reprezentuesi anglez ka bërë ‘emër’ në Gjermani që kur u largua nga akademia e Manchester City në 2017.

21-vjeçari ka arritur 45 gola dhe 56 asistime gjatë tre sezoneve të fundit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat