Prishtina synon të vazhdojë me serinë e fitoreve

Futboll

Prishtina synon të vazhdojë me serinë e fitoreve

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:15
Prishtina synon të vazhdojë me serinë e fitoreve

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot (e mërkurë), ku ka në program javën e 31-të.

Prishtina është nikoqire e Trepçës ’89 në këtë javë.

Skuadra kryeqytetase po kalon një formë mjaft të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Në anën tjetër, Mitrovicasit kanë rënie në lojën e tyre në pesë ndeshjet e fundit, duke e fituar vetëm një dhe humbur katër ndeshje.

Në pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave, Prishtina ka bilanc më të mirë duke i renditur tri fitore dhe dy fitore kanë mysafirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat