Duro me dy mungesa të rëndësishme

Futboll

Duro me dy mungesa të rëndësishme

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:16
Duro me dy mungesa të rëndësishme

Skuadra e Partizanit ka kryer seancën e fundit stërvitore ditën e djeshme, në vigjilje të takimit kundër Laçit që luhet sot në orën 16:00.

Trajneri Daja, menjëherë pas konferencës për shtyp, u nis drejt kompleksit stërvitor për të kryer përgatitjet e fundit.

I gjithë grupi është i gatshëm për strategun kryeqytetas, që në portë do të ketë edhe Alban Hoxhën, të rikthyer nga dëmtimi në shpinë.

Partizani pritet të rreshtohet me kapitenin në portë e më pas me Malën, Bitrin, Belicën dhe Hakajn në prapavijë. Murataj, Broja dhe Bardhi do të përbëjnë repartin e mesfushës, ndërsa në sulm, Zhunior, Asani dhe Çinari, që duken në një formë të shkëlqyer. Formacioni i Partizanit ka shumë cilësi brenda, por edhe nga stoli, alternativat cilësore nuk mungojnë.

Emra si Hasani dhe Cara mund të bëjnë diferencën në çdo moment dhe Daja pa diskutim që mund ta zgjidhë ndeshjen dhe nga stoli. Cara ka shënuar 4 gola deri më tani, ndërsa Hasani ende po pret që ta tundë rrjetën me fanellën e Partizanit, edhe pse i është afruar disa herë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat