Ballkani në presion

Futboll

Ballkani në presion

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:34
Ballkani

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot (e mërkure), ku ka në program xhiron e 31-të.

Ballkani do t’i bëjë “konak” Llapit në këtë javë.

Skuadra nga Suhareka po kalon një formë mjaft të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka katër fitore dhe një humbje.

Në anën tjetër, mysafirët nga Podujeva kanë ngritje në lojën e tyre në pesë ndeshjet e fundit, duke i fituar tri ndeshje, një barazim dhe humbur një lojë.

Në pesë takimet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave, Ballani ka bilanc më të mirë duke i renditur tri fitore dhe dy fitore kanë llapjanët.

 

Therandasit edhe në renditjen tabelore qëndrojnë më mirë, pasi që gjenden në garë për titull në pozitën e parë me 64 pikë, përderisa “legjendat” kanë pozitën e pestë me 39 pikë.

Ky ballafaqim do të luhet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat