Derbi për Evropë mes skuadrave shqiptare në Maqedoni

Futboll

Derbi për Evropë mes skuadrave shqiptare në Maqedoni

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:33
Derbi për Evropë mes skuadrave shqiptare në Maqedoni

Për shkak të ngjeshjes së kalendarit, java e 30-të do sjell 6 ndeshje emocionuese. Duke ditur se çështja e kampionit tashmë është zgjidhur, lufta në këto 4 javë të mbetura do të zhvillohet për dy vendet e në Liga Evropa dhe ajo e mbijetesës.

Tre ish skuadra kampione (Vardari, Renova dhe Sileksi) gjenden në një situatë të palakmueshme, duke luftuar për të mbijetuar, ndërsa interesante është bërë gara edhe për një vend në Europë, me FC Shkupin, Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P. Andaj derbi i kësja jave do të zhvillohet në Strugë, ku skuadra vendase do të përballet me FC Shkupit.

Ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrov do të sfidojë skuadrën e Pelisterit.

Ndërkohë skuadrat që luftojnë për mbijetesë do ët jenë në transfert.

Renova do të luajë kundër Akademia Pandevit, ndërsa Vardari dhe Sileski do të luajnë në terrenin e Borecit dhe Bellasicës. Ndërkohë kampioni aktual, Shkëndija do të luajë në transfertë, kundër Rabotniçkit. Të gjitha ndeshjet, zhvillohen të mërkirën (28 prill) dhe nisin në orën 13.00

Liga e Parë – Java 30

Rabotniçki – Shkëndija

Struga Trim Lum – FC Shkupi

Akad. Pandev – Renova

Makedonija Gj.P. – Pelisteri

Boreci – Vardari

Bellasica – Sileksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat