Transfermarkt, shpalosi treshen më “vdekjeprurëse” në Evropë

Futboll

Transfermarkt, shpalosi treshen më “vdekjeprurëse” në Evropë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:35
Transfermarkt, shpalosi treshen më “vdekjeprurëse” në Evropë

Një raport nga portali i specializuar “Transfermarket” siguron që tridenti Mesi-Suarez-Nejmar (MSN) është më “vdekjeprurësi” në futbollin botëror në shekullin e 21-të. Midis sezonit 2014-15 dhe 2016-17, mes arritjes së Luis Suarezit dhe largimit të Nejmar te PSZH, kjo treshe shënoi 363 gola, duke zënë dy vendet e para në renditjen e përbërë nga 45 treshe të sulmuesve  më të mirë.

Rekordi i MSN është nga sezoni 2015-16 me gjithsej 131 gola: 59 nga Luis Suárez, 41 nga Leo Mesi dhe 31 nga Nejmar.

Në vitin e tij të parë, tridenti i Barçës shënoi 122 gola, këtë herë me Messin si lider, me 58 gola, i ndjekur nga Nejmar me 39 gola dhe Luis Suárez me 25 gola. Fakt është që tridenti i Barçës luajti 113 ndeshje, duke fituar 9 tituj: një Ligë të Kampionëve, një Botëror Klubesh, dy La Liga, një Superkupë UEFA, një Superkupë Spanjolle dhe tri Kupa të Mbretit.

Real Madridi zë vendin e tretë, por nuk ishte BBC-ja e famshme (Benzema, Bale dhe CR7). Fjala është për tridentin tjetër, të formuar nga Kristiano Ronaldo (60 gola), Karim Benzema (32 gola) dhe Gonzalo Higuaín (26 gola).

Kjo treshe e bardhë shënoi 118 gola në sezonin 2011-12 dhe ishte thelbësore për ta fituar titullin e La Liga-s me Hoze Mourinjon në stol. Sezonin e kaluar, sipas këtij studimi, Bajerni me tridentin Robert Levandovski (55 gola), Serzh Gnabri (23 gola), Tomas Myller (14 gola), shënoi 92 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat