​Superliga e Shqipërisë, programi i ndeshjeve të sotme

Futboll

​Superliga e Shqipërisë, programi i ndeshjeve të sotme

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:48
Foto ilustruese

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit për xhiron e 30-të.

Njëra nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo ndërmjet Partizanit dhe Laçit, ku për të dy skuadrat tri pikë janë jetike për të vazhduar garën drejt titullit.

Pas 29 ndeshjeve, Partizani ka regjistruar 15 fitore, tetë barazime dhe katër humbje, në vendin e dytë me 53 pikë, po aq sa ka edhe lideri Vllaznia.

Në anën tjetër, skuadra e Laçit pas 29 xhirosh zë vendin e katërt në tabelë, me 13 fitore, 10 barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar gjithsej 49 pikë, dy më pak se vendi i tretë Teuta, dhe katër më pak se Vllaznia.

13:00 Apolonia Fier (10) – Kastrioti (7) (Stadiumi Loni Papuçiu)

13:00 Skënderbeu (9) – Bylis (8) (Stadiumi i Skënderbeut)

16:00 KF Tirana (5) – Vllaznia (1) (Stadiumi Selman Stërmasi)

16:00 Kukësi (6) – Teuta (3) (Stadiumi Zeqir Ymeri)

16:00 Laçi (4) – Partizani (2) (Stadiumi i Laçit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat