Klubi i Gremios rikthehet të interesohet për Douglas Costa

Futboll

Klubi i Gremios rikthehet të interesohet për Douglas Costa

Më: 28 prill 2021 Në ora: 13:14
Klubi i Gremios rikthehet të interesohet për Douglas Costa

Klubi i Gremios rikthehet të interesohet për Douglas Costa, i cili aktualisht luan i huazuar te Bayern Munich, por gjermanët nuk kanë ndërmend të ushtrojnë të drejtën e blerjes dhe futbollisti do të rikthehet te Juventusi në fund të kampionatit.

Drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë ndërmend ta mbajnë brazilianin në skuadër dhe kanë nisur punën për t’I gjetur një sistemim të ri futbollistit.

Është folur shpesh për një rikthim të lojtarit në Porto Allegre, por presidenti Romildo Bolzan është ndalur nga kërksa e lartë e klubit italian për kartonin e Douglas Costa.

Për momentin Juventusi është fokusuar në kualifikin për në Champions për sezonin e ardhshëm dhe çështja e të ardhmes së 30-vjeçarit me shumë mundësi do të vendoset në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat