Interi po punon edhe për himnin e ri

Futboll

Interi po punon edhe për himnin e ri

Më: 28 prill 2021 Në ora: 13:25
Interi po punon edhe për himnin e ri

Nga 2021-2022, ose ndoshta duke filluar nga fundi i këtij sezoni, Interi do të ketë një himn të ri.

Në garën për këtë produkt identifikues të klubit zikaltër është tandemi Max Pezzali-Claudio Cecchetto dhe Giuseppe Povia. 

Kjo gjë u njoftua nga “Gazzetta dello Sport”, duke shpjeguar se si kënga aktuale “There is only Inter”, e zgjedhur si kolona zanore e zikaltërve në “San Siro”, do të zëvendësohet nga një pjesë e re.

Dy projektet e artistëve janë kokë më kokë në përzgjedhje, por Pezzali dhe Cecchetto duken pak më të avantazhuar se Povia. Himni i lindur nga partneriteti muzikor këndohet nga folësi zyrtar i klubit, Mirko Mengozzi. 

Ndryshimi i “kolonës zanore” përfaqëson një sinjal të mëtejshëm brenda punës së rinovimit të kryer nga Suning.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat