Juventusi nuk e do

Futboll

Juventusi nuk e do

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:19
Juventusi nuk e do

Tre vite më parë, Juventusi bleu nga Bayern Munchen kartonin e Douglas Costa për shumën e 40 milionë eurove.

Që nga ajo kohë, braziliani ka rezultuar një dështim i plotë, teksa aktualisht është i huazuar pikërisht te Bayern.

Në fund të sezonit, Costa do të rikthehet në Torino, por jo për shumë kohë. Sipas mediave në Itali, 30-vjeçari do të largohet drejt Premier League. Destinacioni i radhës për të do të jetë Wolves, që është gati të ofrojë 10-12 milionë euro për të bindur Juventusin.

Një shifër e tillë thuhet se mund të kënaqë pritshmëritë e italianëve, pasi Costa ka edhe 1 vit kontratë dhe në verën e vitit që vjen do të dilte lojtar i lirë. Kështu, aventura e re e Douglas Costa pritet të jetë Wolves në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat