​Marsch pranon të bëhet trajneri i ri i RB Leipzig

Futboll

​Marsch pranon të bëhet trajneri i ri i RB Leipzig

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:33
Julian Nagelsmann

Pas lajmit se Nagelsmann do të largohet në fund të këtij sezoni, RB Leipzig ka gjetur zëvendësimin e tij.

Skuadra gjermane RB Leipzig ka gjetur zëvendësimin e trajnerit Julian Nagelsmann, ku thuhet se Jesse Marsch ka pranuar që të jetë nën udhëheqje të tyre, raporton “Kicker”.

47-vjeçari i cili momentalisht është trajner i Red Bull Salzburgut, do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin, ku ky i fundit do t’i bashkohet Bayern Munihut gjatë verës.

Marsch ka edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale me Salzburgun, por si duket Leipzigu veçse ka arritur marrëveshje që ta sjellë atë në Gjermani, në “Red Bull Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat