​Courtois: Ndeshja e kthimit kundër Chelseat sikur një finale e kupës

Futboll

​Courtois: Ndeshja e kthimit kundër Chelseat sikur një finale e kupës

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:34
Thibaut Courtois

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois thotë së është i përgatitur për një “finale të kupës” në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Zinedine Zidanes e kishin të pamundur të gjejnë golin e fitores në pjesën e dytë kundër “bluve” të Londrës, dhe me këtë barazim gjiganti spanjoll është pa fitore kundër Chelseat në katër përballjet e fundit, ku kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

“Ndeshja e kthimit do të jetë si një finale e kupës. Agresiviteti dhe intensiteti i tyre ishte më i madh. Ne dëshironim që të fillojmë ndeshjen në mënyrë se si e filluan ata, duke aplikuar intensitet të lartë. Ata u treguan më të mirë se ne. Gjatë 20-25 minutave të parë të ndeshjes ne nuk ishim skuadër e mirë”, tha Courtois pas ndeshjes.

“Duhet të punojmë më shumë me topa të gjatë, dhe si ta kontrollojmë ndeshjen. Në pjesën e dytë treguam se mund ta bëjmë atë gjë. Me rezultatin 1:1, ndeshja e kthimit është sikur një finale e kupës. Nuk mendoj që do të përfundoj 0:0. Ata mund të jenë më të qetë me këtë rezultat, por mendoj që do të ishte e gabuar të qëndrojnë ashtu”, shtoi gardiani belg.

Javën e ardhshme Chelsea do të zhvillojë kthimin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku pret si vendas Real Madridin në stadiumin “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat