Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin

Futboll

Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:50
Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin

Massimiliano Allegri është lidhur me një kthim në Juventus, dhe thuhet se ai dëshiron revolucionin që iu mohua dy vjet më parë te klubi nga Torino.

Allegri u largua nga Juventusi përpara sezonit 2019-20, por që atëherë është lidhur me një rikthim në klub, si kur Maurizio Sarri mori Scudetton e nëntë radhazi ashtu edhe gjatë sezonit të parë të Andrea Pirlos si trajner.

Interi është vendosur të përfundojë dominimin e Juventusit në Serie A, por Bianconerët madje rrezikojnë të humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas vitit të trazuar të Pirlos si trajner i ekipit.

Allegri është e kaluara e Zonjës së Vjetër, por mediumi La Gazzetta dello Sport pretendon se ai gjithashtu mund të jetë e ardhmja në Allianz Stadium.

Pas shfaqjeve të fundit, puna e Pirlos është në dyshim dhe trajneri aktual ka gjashtë ndeshje të mbetura për të bindur Bianconerët, duke përfshirë një finale të Coppa Italia kundër Atalantas në maj.

La Gazzetta dello Sport zbulon se Allegri konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer prestigjin e Zonjës së Vjetër dhe bashkëpunëtori i tij i besuar Aldo Dolcetti postoi dje një vizatim të një zebre në Instagram, për të ndihmuar në nxitjen e spekulimeve.

Gazeta theksoi gjithashtu se mentori i Allegrit, Giovanni Galeone i tha radios Bianconera se ai nuk përjashton një kthim të trajnerit në Continassa.

Ish-trajneri e njeh ambientin dhe di si të menaxhojë shumë kampionë në Juventus, por as nuk ka frikë t’u japë një mundësi të rinjve.

Por, gazeta thekson se Allegri mund të kërkojë revolucion në Juve, të njëjtën gjë që ai kërkoi nga drejtori sportiv Fabio Paratici dhe zëvendës-presidenti Pavel Nedved para se të shkarkohej në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat