Revolucion tek bordi drejtues

Futboll

Revolucion tek bordi drejtues

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:35
Revolucion tek bordi drejtues

Revolucion tek bordi drejtues, afrimi i mundshëm i Alegrit sjell tërmet tek Juvja. Ja kush pritet të largohet!

Rikthimi i Maksimiliano Alegrit në stolin e Juventusit, mund të sjellë një revolucion në bordin drejtues të bardhezinjve.

Sipas asaj që raporton “Corriere Della Sera”, dy emrat më të lakuar për tu larguar janë Fabio Paratiçi dhe Pavel Nedved, pasi ishte pikërisht dyshja që i kërkoi Anjelit shkarkimin e Alegrit në vitin 2019 për shkak të konflikteve mes tyre. Kohët e fundit po flitet shumë për një rikthim të Alegrit, me Pirlon i cili me shumë mundësi do të largohet nga stoli juventin.

Bordi drejtues i “Zonjës së Vjetër” do të mblidhet në datën 27 maj ku do të mësohen dhe fatet e ekipit. Alegri si trajner i Juventusit arriti të fitonte 11 trofe dhe arriti të dërgonte bardhezinjtë dy herë në finale e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat