Marcelo mungon në sfidën ndaj Chelseas për arsye absurde?!

Futboll

Marcelo mungon në sfidën ndaj Chelseas për arsye absurde?!

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:42
Marcelo mungon në sfidën ndaj Chelseas për arsye absurde?!

Marcelo ishte titullar ndaj Chelsea në Ligën e Kampiomëve, ndërsa ndeshjen e kthimit në Londër mund ta humbas dhe arsyeja mund të konsiderohet absurde. Më 4 maj në Madrid, zhvillohen zgjedhjet dhe shorti e ka përcaktuar Marselon të jetë komisioner në një nga qendrat e votimit.

Në Spanjë kjo është diçka që bëhet me detyrim dhe vetëm një ankesë serioze mund ta shmang pjesëmarrjen në zgjedhje.

Real Madridi e ka ankimuar këtë vendim të Bordit të Zgjedhjeve.

Momentalisht ka marrë një refuzim, me argumentin se Marselo mund të bashkohet me skuadrën ditën e ndeshjes. Ky version është i mundshëm, por problemi janë vështirësitë për të udhëtuar në kushtet e pandemisë. Kështu Marcelo rrezikon të humbas një nga ndeshjet më të rëndësishme të Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat