Presidenti i Dritës tërhiqet nga klubi?

Futboll

Presidenti i Dritës tërhiqet nga klubi?

Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:18
Presidenti i Dritës tërhiqet nga klubi!?

Presidenti i skuadrës së futbollit Drita nga Gjilani, po planifikon të largohet.

Pas barazimit (1:1) të Dritës ndaj Besës, ku ky rezultat nuk i shkon përshtati skudrës gjilanase e cila nga vendi i parë zbret në vendin e 3-të, Radio Star merr vesh se Valon Murseli pas këtyre rezultateve pritet të largohet nga posti i presidentit të klubit, dhe këto zëra pritet të konfirmohen.

Murseli së shpejti pritet të marrë këtë vendim për ta liruar pozitën e presidentit të Dritës, burimet e Radios Star mësojn se deri tek ky vendim ka ardhur për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj tij dhe familjës së tij nga tifozët dhe disa individë të tjerë.

Me ardhjen e Mureslit dhe Bunjakut në krye të Fc Dritës, skuadra gjilanase u shpallë dy herë kampion i Kosovës si dhe ka ka fituar Superkupën e Kosovës, pas këtyre trofeve skuadra e Dritës kishte arritur suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat