Përmbysje në Paris, Manchester City ballëlart 

Futboll

Përmbysje në Paris, Manchester City ballëlart 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:22
Përmbysje në Paris, Manchester City ballëlart 

(E plotësuar) -  Manchester City spektakolar, fiton (2:1) me përmbysje në Paris kundër PSG-së, në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.

Mbappe e Neymar me PSG-në kokulur lëshuan fushën dhe Manchester City doli ballëlart dhe është shumë afër finales së madhe.  

Ballafaqimi mes PSG-së dhe Manchester City, u përshkrua me një lojë të hapur, me disa raste të mira shënimi, me tre gola, një karton të kuq dhe katër të verdhë.

Image

Në minutat e para braziliani Neymar pati dy mundësi por pa sukses.

Në minutë e 15-të, Di Maria harkoi për bukuri nga rivënia e këndit dhe Marquinhos nga afërsia shënon me kokë në portën e Cityt, 1:0. 

Në pjesën e dytë përmbysje të rezultatit.

Në minutën e 64-të, De Bruyne nga rreth 22 metra në formë harkimi e la të shtangur portierin Navas, i cili me sy e përcolli topin duke hyrë në këndin e majtë, 1:1.

Nuk vonoi shumë dhe City shënon edhe një gol. Mahrez nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, godet me mjeshtri në këndin e djathtë të poshtëm dhe 1:2.

Image

Në minutën e 78-të, Gueye u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër, duke lënë PSG-në me një lojtar me pak.
Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, arriti qëllimin në Paris, duke triumfuar ndaj një skuadre shumë të fortë.

PSG - Manchester City 1:2
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania). 
Shënues: Marquinhos (15’) - De Bruyne (64’), Mahrez (71’).
Kartona të verdhë: Paredes, Neymar – Cancelo, De Bruyne.
Karton i kuq: Gueye.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Gueye, Paredes (Herrera 83’), Verratti, di Maria (Danilo 80’), Neymar dhe Mbappe.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Joao Cancelo (Zincheko 61’), Rodrigo, Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne, Mahrez dhe Foden.

82' City ka shtuar presionin.

78' PSG me një lojtar me pak, Gueye ndërhyri ashpër dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.

77' City në epërsi.

PSG - Manchester City 1:2
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania). 
Shënues: Marquinhos (15’) - De Bruyne (64’), Mahrez (71’).
Kartona të verdhë: Paredes, Neymar - Cancelo.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Gueye, Paredes, Verratti, di Maria, Neymar dhe Mbappe.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Joao Cancelo (Zincheko 61’), Rodrigo, Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne, Mahrez dhe Foden.

71' Mahrez nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra dërgon goditje mjeshtërore e në këndin e poshtëm të djahtë, 1:2 për Manchester Cityn.

70' PSG në presion të Manchester Cityt.

64'  Kevin De Bruyne nga rreth 20 metra pason një top në formë harkimi por që e hutoi portierin Navas dhe futet në këndin e  majtë, 1:1.

61' City po has në telashe, një mbrojtje e fortë e vendasve.

57' Mbappe mjaft i rrezikshëm për Cityn.

53' Edhe më tej 1:0 për PSG-në.

48' City kërkon që të barazojë rezultatin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë e sfidës PSG-Manchester City, lojë e hapur, një gol i shënuar dhe një karton i verdhë. Neymar pati dy raste të mira në 12 minutat e parë.

PSG - Manchester City 1:0
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania). 
Shënues: Marquinhos (15’).
Kartona të verdhë: Cancelo.
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Gueye, Paredes, Verratti, di Maria, Neymar dhe Mbappe.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Joao Cancelo, Rodrigo, Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne, Mahrez dhe Foden.

42' Një e majtë e Foden nuk e befasojë portieirn e PSG-së, Foden. Goditja e parë direkt në portën e vendasve.

39’ Parisienët mbrohen për mrekulli, në sulm janë tejet të rrezikshëm.

36' Përplasje mes skuadrave që drejtohen nga sheikët.

34' Lojë e hapur, sidomos nga PSG-ja.

32' Manchester City shumë afër golit, por vendasit reagojnë për rmekulli.

29' PSG po e kërkon me çdo kusht edhe golin e dytë.

27' Lojë e bukur, një PSG sulmues.

24’ Di Maria, Neymar, Mbappe, janë treshja e rrezikshme.

Image

PSG - Manchester City 1:0
Stadiumi "Parc des Princes" në Paris.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania). 
Shënues: Marquinhos (15’).
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Gueye, Paredes, Verratti, di Maria, Neymar dhe Mbappe.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Joao Cancelo, Rodrigo, Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne, Mahrez dhe Foden.

22' City është bë presion të madh, parisienët po tregojnë lojë të mirë.

15' Di Maria harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa Marquinhos nga afërsia shënon me kokë (1:0) për PSG-në.

13' Lojë me ritëm nga të dyja ekipet.

8' Manchester City është në presion të skuadrës nga Parisi.

5' PSG po kërkon golin me ngulm.

3' PSG po sulmon!

1' Ndeshje mqë pritet me rivalitet.

Fillo ndeshja.

PSG - Manchester City

PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Gueye, Paredes, Verratti, di Maria, Neymar dhe Mbappe.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Joao Cancelo, Rodrigo, Bernardo Silva, Gundogan, De Bruyne, Mahrez dhe Foden.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat