Nuk janë të kënaqur me paraqitjet e gjermanit Leno

Futboll

Nuk janë të kënaqur me paraqitjet e gjermanit Leno

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:54
Nuk janë të kënaqur me paraqitjet e gjermanit Leno

Arsenali po mendon për merkaton e verës, ku pritet të bëjë shumë ndryshime në ekip, duke nisur që nga porta.

Mediat në Angli bëjnë me dije se drejtuesit londinezë nuk janë të kënaqur me paraqitjet e gjermanit Leno dhe janë hedhur në sulm për Unai Simon.

Portieri aktivizohet me Athletic Bilbaon dhe është një ndër më të mirët në La Liga, teksa është edhe pjesë e Kombëtares spanjolle. Kartoni i Simon vlerësohet 30 milionë euro nga Transfermarkt, me 23-vjeçarin që ka një kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025.

“The Sun” ka raportuar së fundmi se Arsenal ka ofruar 35 milionë euro për të bindur Bilbaon që të lirojë portierin.

Tashmë, mbetet për t’u parë në rast se baskët do ta pranojnë një ofertë të tillë, që ndoshta mund të duket e ulët, duke marrë parasysh që para disa vitesh, Bilbao shiti Kepa Arrizabalagën te Chelsea për gati 80 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat