Chelsea është gati të zgjasë kontratën me favoritin e Tuchel

Futboll

Chelsea është gati të zgjasë kontratën me favoritin e Tuchel

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:50
Thiago Silva

Chelsea është i përgatitur të zgjasë kontratën e Thiago Silva për një sezon tjetër pas një edicioni të suksesshëm në klub.

36-vjeçari u bashkua me ‘Blues’ në një transferim falas verën e kaluar, dhe ai është përshtatur në mënyrë të përsosur në Premierligë.

Cilësitë e tij udhëheqëse kanë bërë përshtypje dhe gazetari italian, Fabrizio Romano, pretendon se ai do të qëndrojë për një vit tjetër.

Silva ka qenë një favorit nën Tuchel që nga ditët e tij të Paris Saint-Germain, dhe Blutë janë të përgatitur të zgjasin kontratën e tij.

Chelsea janë në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve dhe kanë një shans të artë për t’u kualifikuar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat