Gjysëmfinalet e Ligës së Evropës/ Man Utd dhe Arsenal kërkojnë finalen

Futboll

Gjysëmfinalet e Ligës së Evropës/ Man Utd dhe Arsenal kërkojnë finalen

Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:45
Ligës së Evropës

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen gjysëmfinalet e para në Ligën e Evropës.

Manchester United dhe AS Roma pritet të jetë ndeshja kryesore e natës së sotme, e cila fillon nga ora 21:00.

Gjysëmfinale tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Arsenal dhe Villarreal, kur skuadra londineze do të përballet kundër ish-trajnerit të tyre, Unai Emery.

‘Djajtë e Kuq’ kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, mirëpo Roma nuk e ka arritur një gjë të tillë dhe do mundohet ta bëjë duke fituar trofeun e Ligës së Evropës.

Edhe Arsenali është shumë larg zonës që të dërgon në Ligën e Kampionëve, prandaj do mundohet me gjitha forcat që të arrijë një gjë të tillë.

Të dy ndeshjet luhen me orar të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat