Ramos merr vendim përfundimtar

Futboll

Ramos merr vendim përfundimtar

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:04
Ramos merr vendim përfundimtar

Sergio Ramos ka marrë një vendim për të ardhmen, ndërsa Joan Laporta ka zgjedhur se çfarë dhurate do t’i bëjë trajnerit Koeman dhe tifozëve katalanas në merkato.

Kapiteni i Real Madrid del lojtar i lirë në fund të sezonit. Shumë është përfolur për një largim nga “Los Blancos”, por mbrojtësi andaluzian ka zgjedhur të qëndrojë.

Mediat spanjolle raportojnë se 35-vjeçari, pjesë e Real Madrid prej viti 2005, është gati të pranojë uljen e rrogës me 10% nëse oferta e Realit është 2-vjeçare, pra deri në verën e vitit 2023.

17.3 milion euro në sezon përfiton qendërmbrojtësi, duke qenë lojtari më i paguar te kampionët e Spanjës pas Eden Hazard. Familjarët e kanë këshilluar të vazhdojë të luajë me ekipin ku kapi majat dhe ka shkruar historinë.

Tani topi ka kaluar te Florentino Perez, presidenti i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat