Capello: Nuk do ta kisha blerë nëse do të ishte i trashë sa tani

Futboll

Capello: Nuk do ta kisha blerë nëse do të ishte i trashë sa tani

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:15
Capello: Nuk do ta kisha blerë nëse do të ishte i trashë sa tani

Fabio Capello ishte trajner i Real Madridit kur Roberto Carlos iu bashkua Madridit nga Interi në verën e vitit 1996 dhe tani ka zbuluar sesi ndodhi transferimi i tij.

Ish-mbrojtës i majtë brazilian ishte i pakënaqur që në Inter po luante jashtë pozitës së tij.

“Çfarë do? Mbylle gojën!” – Ylli i PSG-së i reagon ashpër Guardiolës

Kur Capello kishte mësuar se braziliani dhe klubi ishin të gatshëm ta pranonin transferimin, ai e shfrytëzoi mundësinë.

“Nuk mund ta besoja. Giovanni Branchini më tha se do ta shisnin atë dhe unë thashë me vete: ‘Si mund Interi ta shesë Roberto Carlosin?’ Për shkak se nuk e besoja, ata ma dërguan një faks me çmimin e lojtarit, i cili nuk ishte i papranueshëm.

I telefonova presidentit të Real Madridit, Lorenzo Sanz, dhe i thashë të fluturonte drejt e në Milano. Ia shpjegova se të gjithë klubet italiane do të turreshin sapo të dilte lajmi për të”, tregoi ai.

“Deri në orën 23:00, kontrata ishte e gatshme. Në më pak se 24 minuta”, shtoi ai.

Capello pastaj u tall me peshën trupore të brazilianit, tani kur ai po e shijon jetën si analist i futbollit.

“Nuk do ta kisha blerë nëse do të ishte i trashë sa tani”, tha Capello me shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat