Guardiola “SMS” Messit

Futboll

Guardiola “SMS” Messit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:24
Guardiola “SMS” Messit

Manchester City fiton edhe me ndihmën e qiellit, pas dy golave që për mënyrën se si erdhën është vështirë që t’i gjesh, për më tepër në hapësirën e vetëm 7 minutave lojë, ndonëse në fund të takimit trajneri Pep Guardiola nuk e mendon kështu:

“Nuk ishim të qetë që kur zbritëm në fushë dhe mendoj se kjo u pa. Pa kthjelltësi nuk i jep asgjë futbollit, siç e tregoi edhe rasti i golit të pësuar nga ne në pjesën e parë. Për 45 minuta e pranoj që shkonim kuturu, PSG-ja na dominoi, por vetëm sepse ne nuk ishim në asnjë moment, as të ligj dhe as të saktë. Kemi arritur deri këtu duke ofruar në fushë presing, cilësi, kontroll topi dhe në pjesën e parë nuk bëmë asgjë nga këto.

Ah po, gjëja më pozitive e 45 minutave të para ishte përmbajtja e Mbapesë dhe Nejmarit, pasi nëse nuk do t’i kishim prangosur këta të dy dhe me paraqitjen që bëmë ne në mesfushë, ndoshta mund të flisnim edhe për një katastrofë tani. Me cilësitë që Mbape e Nejmar kanë mund të çarmatosin këdo që gjejnë përpara.

Dy gola me fat? Jo, unë them se ishte kuraja jonë ajo që i solli aty dy episode. Mendoj se nuk ka dyshime që ishim ne ata që dominuam pjesën e dytë. I bëmë një presing mbytës PSG-së dhe morëm në zotërim topin duke tentuar portën në çdo mënyrë dhe ia dolëm. Ndonëse ideja ime është ajo e cilësisë, nuk ka dyshime që arma më e fortë në futboll është kuraja dhe ne na nderoi në pjesën e dytë.

Siti me pak ide pa Agueron? Ndonjëherë e mendoj edhe unë këtë. Dhe ndoshta po, mund të keni të drejtë.

E ndiej se më duhet një sulmues, por po flas për një sulmues të madh, që të bëjë diferencën në çdo cep të sulmit”, përfundoi Guardiola duke buzëqeshur, një mimikë e cila ngjason shumë si një sinjal i koduar ndaj ëndrrës së tij të madhe, Lionel Mesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat