E kërkon Lazio

Futboll

E kërkon Lazio

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:28
E kërkon Lazio

Ribery mund të mbetet në Serie A, e kërkon Lazio!!

Kontrata e Franck Ribery me Fiorentinën skadon në fund të sezonit, por presidenti Rocco Commisso ka vendosur t’i rinovojë kontratën francezit, por me një kusht. 38-vjeçari duhet të pranojë ulejn e pagës me 50%, pra nga 4 milionë në sezon në 2 milionë euro në sezon.

Pavarësisht optimizmit që kanë drejtuesit vjollcë, Lazio kërkon t’u prishë punë duke u futur në garë për futbollistin.

Klubi bardhekaltër e shikon Ribery-n si mbështetje për Immobilen për sezonin e ardhshëm, duke nisur kështu punën për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Ribery të transferohet në kryeqytet gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat