Seferi: Ndeshja me Vllazninë siç e parashikova

Futboll

Seferi: Ndeshja me Vllazninë siç e parashikova

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:33
Seferi: Ndeshja me Vllazninë siç e parashikova

Ditën e djeshme, Tirana mori një fitore e cila e mban në garë për titullin teksa mposhti në shtëpi Vllazninë me rezultatin 1-0. Ishte një gol i Bathës në minutën e 73 ai që vendosi “Klasiken e Shqipërisë”, ndërkohë që rezultati mund të kishte ndryshuar edhe më parë në favor të bardhebluve.

Kjo sepse në minutën e 65, Kale “shpik” një pasim për Taulant Seferin. Ky i fundit përballë Zogoviç shënon, por festa i anulohet për shkak se më parë ishte sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Nga përsëritja duket një pozicion shumë i dyshimtë, ndërsa Seferi pas ndeshjes ka reaguar në rrejtet sociale i bindur se goli i shënuar prej tij ishte i rregullt. Ndërkaq, sulmuesi ka theksuar edhe faktin se e kishte parashikuar më parë se Tirana do të fitonte përballë Vllaznisë.

“Ashtu sikurse e parashikova ndeshjen, doli. Fat i keq për mua sepse m’u anullua një gol i pastër. Forca Tirana, do ndjekim objektivat tona deri në momentin e fundit”, shkruan Seferi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat