Barcelona kërkon sot vendin e parë në La Liga

Futboll

Barcelona kërkon sot vendin e parë në La Liga

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:56
Barcelona kërkon sot vendin e parë në La Liga

Barcelona kërkon sot vendin e parë në La Liga dhe trajneri Ronald Kuman thotë se diçka e tillë ishte e paimagjinueshme disa muaj më parë.

Trajneri i katalanasve ka vlerësuar ecurinë e ekipit në fazën e dytë dhe thotë se po mendojnë edhe për të planifikuar sezonin e ardhshëm. Barça do të rikuperojë sfidën e prapambetur kundër Granadës dhe në rast të një fitoreje merr kreun e kampionatit.

FAVORITËT – “Skuadra që është në vendin e parë është favorite për të fituar titullin kampion. Për momentin ne nuk jemi të parët”.

MERKATO – “Unë si trajner dua gjithmonë që ta përmirësoj skuadrën, por varet nga situata ekonomike e klubit. Në fund të fundit ligjin e bën presidenti. Ne do të punojmë sepse ka kohë për këtë çështje”.

NJË SULMUES – “Sigurisht që jemi duke planifikuar sezonin e ardhshëm, ashtu siç po bën çdo skuadër dhe çdo klub. Duhet të kujtojmë që kemi pasur mungesa të shumta këtë sezon si Fati. Ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer në aspektin sulmues, pasi kemi krijuar shumë raste dhe kemi shënuar shumë gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat