Messi ka një kusht

Futboll

Messi ka një kusht

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:41
Messi ka një kusht

Lionel Messi dhe Barcelona kanë shprehur gatishmëri që të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës. Sipas “Tv3”, Huan Laporta u takua me babain dhe agjentin e yllit argjentinas, për të filluar prezantimin e një negocimi.

Për momentin, presidenti Blaugrana e ka të pamundur të paraqesë një ofertë zyrtare, sepse është ende në pritje të kontrollit financiar (buxhetit) të klubit.    

Ylli i Barçës do të donte një kontratë të ngjashme me atë që Navarro nënshkroi në basketball – një marrëveshje 10-vjeçare, që do ta lejonte atë të luante edhe disa sezone në “Camp Nou”, para se të provonte një përvojë në MLS.  

Pasi të “varë këpucët në gozhdë”, Messi planifikon t’i bashkohet zonës sportive të Barcelonës, me rol drejtuesi. Por jo vetëm kaq.

Horhe Messi ka dhënë garanci për gatishmërinë e djalit të tij, se pranon ta ulë rrogën, por me kushtin që ato para të përdoren për të sjellë një emër tjetër të madh, me të ardhme të sigurt si, për shembull, Haaland. Gjithashtu, përpjekja për të rikthyer Nejmar nuk do të ishte keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat