Djali i Pirlos reagon sërish pas kërcënimeve

Futboll

Djali i Pirlos reagon sërish pas kërcënimeve

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:56
Djali i Pirlos reagon sërish pas kërcënimeve

“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju falënderoja të gjithëve dhe t’ju them njerëzve që kanë qenë afër meje, gjithashtu që më kanë dërguar një mesazh të thjeshtë.

Ju keni qenë kaq shumë, fatkeqësisht nuk kam qenë në gjendje t’i lexoj të gjithë dhe t’ju falënderoj një nga një”. Kështu, Nicolò Pirlo, djali i trajnerit të Juventusit, Andrea, disa ditë pasi publikoi kërcënimet me vdekje, të marra përmes rrjeteve sociale, donte të shprehte mirënjohjen e tij për ata që iu rreshtuan përkrah në këtë moment të ndërlikuar.

Nicolò, pastaj donte të bënte një thirrje: “Synimi i postimit tim në Instagram nuk ishte të paraqitesha si viktimë, por të rrisja ndërgjegjësimin dhe mbi të gjitha t’iu japë forcë të gjithë njerëzve, të cilët si unë marrin këto lloj mesazhesh.

Ne duhet të kemi guximin dhe forcën për t’i dënuar disa gjëra, sepse nuk është vërtet e pranueshme. Këto gjëra duhet të mbarojnë këtu! Përshëndetje për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat