De Ligt mund të largohet në verë nga Juventusi

Futboll

De Ligt mund të largohet në verë nga Juventusi

Më: 29 prill 2021 Në ora: 13:00
De Ligt mund të largohet në verë nga Juventusi

De Ligt mund të largohet në verë nga Juventusi dhe të transferohet tek Barcelona, që holandezin e ka pëlqim të vjetër.

Klubi katalanas kërkon të gjejë zëvendësuesin e Umtitit, i cili nuk po kalon aspak një formë të mirë. Presidenti i ri i Barcelonës, kërkon të bindë Mesin të qëndrojë në Kamp Nou duke rikonstruktuar skuadrën me lojtar të klasit botëror.

Përveç De Ligt, Barcelona kërkon te blejë edhe lojtarin e Mançester Sitit Eric Garcia, i cili pritet ta lërë skuadrën aktuale.

Me ardhjen e këtyre dy përforcimeve, Barcelona pritet t’i lirojë dyshen franceze, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti, ndërsa Gerard Pique pritet të mbetet pjesë e ekipit të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat