Tirana nuk dorëzohet për titullin!

Futboll

Tirana nuk dorëzohet për titullin!

Më: 29 prill 2021 Në ora: 13:53
Tirana nuk dorëzohet për titullin!

4 fitore dhe 2 barazime në 6 ndeshjet e fundit. Tirana e Orges Shehit ka arritur të marrë pikë ndaj rivalve direkt, si Laçi, Teuta dhe sëfundmi suksesi në derbin e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Ftiore që më tw drejtw e bëjnë kampin bardheblu një prej shumë kandidatve në garën për titull kampion. Ndonëse kanë një distancë prej 6 pikësh me kreun, hendeku nuk duket i parikuperueshëm.

Në javët e fundit Tirana ka qëndruar disi në hije, vëmëndja mediatike ka qënë e spostuar nga kryeqytetasit, diçka që ndoshta dhe e ka ndihmuar ekipin, pasi presioni është më i ulët. Dy fitore radhazi të arritura mbi të gjitha me një lojë mbresëlënëse.

Një skuadër kurajoze, e kujdeshme në fazën mbrojtëse dhe tepër agresive në sulm.

Tirana po shfaqet si një ekip që po funksionon në mënyrë perfekte, e teksa skuadrat e  tre vendeve të para duelojnë mes tyre shpesh edhe duke i prishur punë njëri tjetrit, bardheblutë po shfrytëzojnë çdo gabim që ata bëjnë. Kur kanë mbetur dhe pak xhiro nga fundi, bardheblutë po luajnë gjithçka për gjithçka, europa është objektivi kryesor, por me të tillë hapa, Tirana ndoshta dhe mund ti befasojë të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat