Disa emra për kryetar të FFK-së

Futboll

Disa emra për kryetar të FFK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:27
Bekim Shotani

Disa kanë paraqitur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), si Nexhat Dumnica, Bekim Shotani, sigurisht edhe Arianit Ahmeti apo kundërshtari më i madh i presidentit aktual Agim Ademi.

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, mund t’i futet garës, por deri me tash ende nuk e ka thënë fjalën e tij, as po as jo, por është duke menduar për një gjë të tillë.

Duket se futbolli i Kosovës po futet në një situatë të re, edhe pse Kuvendi zgjedhor i FFK-së mbahet vitin e ardhshëm, megjithatë, qysh tani ka filluar lobimi për votë!  

Pritet të jetë një luftë e ashpër për votë sepse siç raportohet, nuk do të jetë bash lehtë për presidentin aktual, pasi që ka kohë që një krah ka filluar luftën kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat