Lufta për topin…; Mourinho i “vë flakën” rrjetit me foton e para 7 viteve

Futboll

Lufta për topin…; Mourinho i “vë flakën” rrjetit me foton e para 7 viteve

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:16
Foto e publikuar nga Mourinho

Mourinho nuk po drejton asnjë ekip për momentin, por gjithmonë di si të vihet në qendër të vëmendjes. Diçka që ai kurrë nuk e humb. Trajneri portugez vijon të jetë aktiv në Instagram.

Që nga shkurti 2020 ka përcjellë karakterin e tij në këtë rrjet social. Po ashtu, ka zbuluar anën e tij më personale, të përditshme dhe gjithashtu më me humor.

Kjo e martë shënoi shtatë vitet e përplasjes së famshme për topin me Gerrard, gjatë ndeshjes Liverpool-Chelsea, që përfundoi 0-2. Trajneri portugez luajti rolin në nivelin taktik (vonoi lojën) dhe aktualisht donte ta përkujtonte atë rast me një foto, në të cilën Gerrard përpiqet të marrë topin nga duart e tij…

“Anfield, 27 prill 2014. Posedimi i topit”, – ishte statusi i shkurtër i Josë përkrah fotos, duke shkaktuar një “tërbim” në rrjet midis tifozëve dhe ndjekësve. Më shumë se 450.000 “pëlqime” dhe pa fund komente të të gjitha llojeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat