14 vjet prej se Tottenhami nuk ka fituar trofe

Futboll

14 vjet prej se Tottenhami nuk ka fituar trofe

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:23
Kane

Harry Kane është i vendosur që të largohet nga Tottenham Hotspur dhe gjatë verës planifikon t’i bashkohet një klubi të madh të Ligës Premier – njofton Football Insider.

Spekulimet se kapiteni i Anglisë dëshiron të largohet nga Spursat nisën të qarkullonin në fillim të muajit prill, ndërsa tashmë ai duket të jetë i vendosur,.

Burimet e mediumit anglez kanë thënë se pas humbjes nga Manchester City në finale të Kupës së Ligës, sulmuesi ka marrë vendim për t’u larguar.

Kanë kaluar 14 vjet prej se Tottenhami nuk ka fituar trofe, ndërsa këtë sezon shumë shpejt mbreti prapa skuadrave tjera në garën për vendet e para në renditje.

Kane u ka thënë privatisht miqve të tij se dëshiron një klub sfidues që fiton trofe. Njëherësh, 27-vjeçari planifikon ta thyejë rekordin golashënues të Alan Shearer, prandaj do ta vazhdojë karrierën te një klub tjetër i Ligës Premier.

Sidoqoftë, anglezi ka edhe tre vite kontratë me Spursat, ashtu që të paktë janë klubet që mund ta paguajnë çmimin e tij prej afro 125 milionë funtesh (144 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat