Atje ku Prishtina nuk ka pësuar humbje në dy vitet e fundit

Futboll

Atje ku Prishtina nuk ka pësuar humbje në dy vitet e fundit

Nga: K.G. Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:31
Atje ku Prishtina nuk ka pësuar humbje në dy vitet e fundit

Klubi i futbollit me renome Prishtina, me trajnerin Zekirija Ramadani, po përgatiten për sfidën derbi të fundjavës, kundër Llapit, që do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Prishtina është në formën më të mirë, ndërsa dje e mposhti me 3:1 Trepçën ’89.

“Udhëtojmë në ‘Zahir Pajaziti’, atje ku Prishtina nuk ka pësuar humbje në dy vitet e fundit apo në 4 ndeshjet e radhës ndër të cilat i ka fituar 2 sosh”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Llapi është në vend të pestë me 39 pikë dhe Prishtina renditet e dytë me 66 sosh pas 31 jave në elitë.

Llapi – Prishtina, luhet të dielën në orën 15.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat