Barcelona e ka një mundësi të artë sonte

Futboll

Barcelona e ka një mundësi të artë sonte

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:34
Barcelona e ka një mundësi të artë sonte

Gjiganti katalunas do t’i kalonte Atleticon e Realin me një fitore eventuale ndaj Granadas

Barcelona e ka një mundësi të artë sonte.

Gjiganti katalunas mund ta marrë primatin në kampionatin spanjoll nëse e mposht Granadan.

Leo Messi me shokë aktualisht gjenden në vendin e tretë prapa Atletico dhe Real Madridit.

Por, katalunasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dhe, nëse i marrin tri pikë në “Camp Nou”, djelmoshat e Ronald Koemanit do të bëheshin liderë të rinj të La Ligas.

Me këtë rast do të merrte fund dominimi i gjatë i këtij sezoni i Atletico Madridit në krye të tabelës.

Por, Barça s’do të ketë punë dhe aq të lehtë pasi Granada gjendet në vendin e tetë dhe ka ditur të tregohet ekip i papërshtatshëm.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Granadas fillon në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat