Liverpooli po kryeson garën për Malen

Futboll

Liverpooli po kryeson garën për Malen

Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:27
Malen

“Të Kuqtë” janë të interesuar në shërbimet e sulmuesit holandez.

Kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli thuhet se është duke e kryesuar garën para Barcelonës për shërbimet e sulmuesit të PSV Donyell Malen, raporton “Voetbal International”.

Jugen Klopp e dëshiron talentin 22 vjeçar për ta zëvendësuar Divock Origin si opsion rezervë për skuadrën e tij.

Për sulmuesin holandez, interesim serioz ka shprehur edhe gjiganti spanjoll Barcelona, por spekulohet se Liverpooli është favorit për të transferuar Malen në “Anfield Road”.

Këtë sezon, Malen ka bërë 29 paraqitje në kampionatin holandez Eredivisie, duke regjistruar 17 gola dhe shtatë asistime për skuadrën e PSV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat