Fekir: Jam i fokusuar te Betisi

Futboll

Fekir: Jam i fokusuar te Betisi

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:34
Fekir: Jam i fokusuar te Betisi

Mesfushori francez Nabil Fekir ka insiston se do të mbetet pjesë e Real Betisit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “AS”, Fekir ka thënë se ndihet i lumtur te Betisi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Kohët e fundit është raportuar se interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur Arsenali e Barcelona.

“Unë jam shumë i lumtur te Betisi dhe do të bëjë të pamundurën që ta ndihmoj ekipin për të siguruar një vend në kupat evropiane sezonin e ardhshëm. Për të ardhmen time nuk po mendoj sepse jam i fokusuar te Betisi”, është shprehur Fekir.

Francezi këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 29 paraqitje në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat