Mbrëmja më e keqe e Alonsos në Madrid

Futboll

Mbrëmja më e keqe e Alonsos në Madrid

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:46
Mbrëmja më e keqe e Alonsos në Madrid

Xabi Alonso vazhdon të hedhë hapa si trajner në Sociedad.

Ish lojtari kohët e fundit ka rinovuar kontratën e tij me Real Sociedad, ku drejton të rinjtë, për një sezon më shumë, megjithatë zërat për një interesim nga klubet nga Gjermania vazhdojnë të rriten, derisa sipas mediave angleze ai një ditë mund të marrë edhe drejtimin e Liverpool, kur Klopp të largohet nga “Anfield”.

Xabi Alonso gëzon një karrierë të suksesshme te Liverpool, Real Madrid dhe në fund Bayern Munich.

Në një bashkëbisedim me ish shokun e skuadrës, Carragher – Alosno ka rrëfyer shumë gjëra, duke u bërë i sinqertë.

Alonso ka treguar se cili është kujtimi më i keq nga koha te Reali.

“Ndeshja e kampionatit në Camp Nou që humbëm 5-0, ishte nata më e keqe që kam përjetuar në një fushë futbolli. 20 minuta pas startit të ndeshjes, e pranoj se doja të largohesha, të shkoja në shtëpi, të bëja një dush. Ishte aq e dhimbshme sa që ndikoi në gjërat që do të vinin më pas, në sezonin vijues”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat