Osmani: Me Dukagjinin synojmë rikthimin në elitë dhe Kupën e Kosovës

Futboll

Osmani: Me Dukagjinin synojmë rikthimin në elitë dhe Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:39
Labinot Osmani

Sulmuesi i Dukagjinit të Klinës, Labinot Osmani, tha se po përgatiten për secilën sfidë të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A, me synime që të arrijnë qëllimin: Rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Po ashtu ai me ekipin dukagjinas përgatiten edhe për finalen e madhe të Kupës së Kosovës, kundër Llapit nga Podujeva.

“Mendoj që jemi në rrugën e duhur për t’u inkuadruar në Superligë, por që kemi ende punë për të bërë deri tek arritja e qëllimit, domethënë inkuadrimi në Superligë”, tha Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Dukagjini kryeson me 52 pikë, ka një më shumë se Malisheva në pozitën e dytë pas 24 jave në ligën e parë. 

Sa i përket finales së Kupës së Kosovës, që zhvillohet me 12 maj, Osmani tha se po përgatiten në çdo aspekt.

“Finalen në Kupën e Kosovës e shoh si ndeshje që secila ekip si Llapi ashtu edhe ne i bëjmë përgatitjet për ndeshje finale.

Gjithsesi arritja në finale është sukses në vete por që do të provojmë shanset tona për t’u stolisur me trofeun e Kupës së Kosovës.

Do të shohim si do të rrjedh loja pasi që finalet janë të paparashikueshme por që shpesh herë dijnë të sjellin edhe befasi por që të shohim”, përfundon Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat