Naser Ajvazi - lojtar dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Na rrahu policia serbe para xhamisë së Llapit...

Futboll

Naser Ajvazi - lojtar dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Na rrahu policia serbe para xhamisë së Llapit...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:48
Naser Ajvazi - lojtar dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Na rrahu policia serbe para xhamisë së Llapit...

Kush më shumë e kush më pak dha kontribut në vitet e 90-ta (1991-1999) për të mbajtur gjallë sportin.

Ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, ku për çdo ditë u ballafaquan me terrorin e paparë të pushtuesit serb.

Naser Ajvazi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë futbollist i Llapit nga Podujeva deri në vitin 1993, pastaj i rreket referimit nga viti 1994. 

Ai si gjyqtar ka dhënë një kontribut të madh. 

“Jemi dënuar nga policia e Obiliqit, në ndeshjen Elektroekonomia--Prishtina, në këtë ndeshje kemi qenë unë Naser Ajvazi, Basri Muqolli dhe Osman Thaçi...

Por edhe si lojtar të viteve të 90-ta na kanë rrahur policia para xhamisë së Llapit në Prishtinë, nga aty na kanë çuar në stacion të policisë dhe na kanë maltretuar goxha shumë, ishte ndeshja Flamurtari – Llapi”, tregon Ajvazi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai si çdo sportist tjetër sakrifikoi për futbollin dhe është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës.

Fusha në Dumnicë dhe shumë fushat tjera në Kosovë, aty ku u mbajt gjallë futbolli, do të mbeten gjithmonë në kujtesën e Ajvazit. “Por ka pas edhe në Dumnicë ku na kanë bërë tortura dhe na pengonin shumë herë për të mos lejuar mbarëvajtjen e garave të futbollit të Republikës së Kosovës, etj.”, përfundon Ajvazi.

Ajvazi në vitet e pasluftës ka referuar dhe tani është kontrollor i referimit. Me sport ka filluar që të merret nga viti 1977.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat