Christensen shprehet optimist për vazhdimin e kontratës me Chelsean

Futboll

Christensen shprehet optimist për vazhdimin e kontratës me Chelsean

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:31
Andreas Christensen

Mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen ka folur për të ardhmen e tij tek skuadra e Londrës.

Christensen është bërë njëri nga shtyllat kryesore në mbrojtjen e “The Blues”, që nga rikthimi i tij prej huazimit tek Borussia Monchengladbach.

Por, kontrata e danezit po mbaron dhe mediat kanë pyetur atë për situatën me klubin, megjithatë ai është shprehur optimist.

“Nuk ka pasur kontakte me klubin deri tani, por unë jam këtu për projekt afatgjatë”, tha ai.

“Ndjej se kjo është shtëpia ime e dytë, Danimarka gjithmonë do mbetet shtëpia ime, por Chelsea do të jetë gjithmonë vendi im”, përfundoi Andreas Christensen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat