Coutinho rikthehet në Premierligë, arrihet marrëveshja me klubin e madh anglez

Futboll

Coutinho rikthehet në Premierligë, arrihet marrëveshja me klubin e madh anglez

Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:36
Philippe Coutinhon

Evertoni ka arritur marrëvesjje parimore për të nënshkruar me Philippe Coutinhon nga Barcelona në afatin kalimtar veror, raporton ‘The Sun”.

Braziliani kishte nënshkruar me Barcelonën një transferim prej 140 milionë eurove duke u bërë kështu një nga operacionet më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Aventura e Coutinhos në “Camp Nou” nuk ka shkuar ashtu siç ishte pritur dhe Evertoni është skuadra që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Sipas “The Sun”, marrëveshja ndërmjet Evertoni dhe Barcelonës është arritur mbi bazën e 35 milionë funteve dhe Coutinho do të transferohet në “ Goodison Park” në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat