​Sipas mediave angleze, Chelsea do të ofrojë 121 milionë për Lukakun

Futboll

​Sipas mediave angleze, Chelsea do të ofrojë 121 milionë për Lukakun

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:09
Lukaku

Interessimi i Chelseat për ta rikthyer Romelu Lukakun në “Stamford Bridge” po bëhet gjithnjë e më konkret dhe mediat angleze flasin për një ofertë shumë të lartë që pritet t’i prezantohet Interit sapo të hapet afati kalimtar veror.

Sipas “Daily Mail”, “Blutë” e Londrës kanë bërë gati 121 milionë euro për shërbimet e sulmuesi belg i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me klubin italian që pritet të shpallet kampion i ri i Serie-A.

Lukaku ka realizuar 44 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat me Interin në këtë sezon dukë u bërë kështu njëri nga sulmuesit më në formë në të gjithë Evropën.

Ai nuk është objektivi i vetëm i Chelseat pasi në listën e dytë të ngushtë janë edhe Harry Kane dhe Erlin Haaland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat